Home Aktualitet Nuk priti të shkonte në spital, foshnja lind në mes të autobuzit
Nuk priti të shkonte në spital, foshnja lind në mes të autobuzit
0

Nuk priti të shkonte në spital, foshnja lind në mes të autobuzit

0
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Argjentinë, ku një nënë ka lindur foshnjen e saj në mes të autobuzit.

Disa oficerë policie që janë ndodhur në moment pranë nënës së re kanë asistuar në lindjen e foshnjes.

Gruaja kishte kontraktime të forta dhe nuk kishte kohë për të shkuar në spital.

Sipas mjekëve që vizituan më pas gruan, nëse policët nuk do të kishin ndërhyrë jeta e foshnjes dhe e nënës mund të vihej seriozisht në rrezik.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një person në autobuz, ndërsa në fund shohim se si policët pasi presin kordonin ja vendosin foshnjen në krahë të ëmës.

Vogëlushja gëzon shëndet të plotë dhe prindërit kanë vendosur ta quajnë Miracle ose Mrekulli, duke qënë se arriti të mbijetonte, pavarësisht kushteve në të cilat lindi.

https://www.youtube.com/watch?v=GmNQjkDuyJo

Link: https://www.youtube.com/watch?v=GmNQjkDuyJo

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/baby-sleeping-on-white-cotton-161709/