Një ngjarje shumë e veçantë ka ndodhur në skenën e spektaklit “Këndo këngën time”, mbrëmjen e djeshme.
Moderatori Ardit Roshi e ka mbyllur spektaklin me një propozim live për partneren e tij.
Ai e ka nisur fjalimin e tij duke përshkruar vajzën që i ka rrëmbyer zemrën e cila ka qenë me të përgjatë gjithë rrugëtimit të tij, ndërsa më pas e ka ftuar në skenë.
Duke i premtuar që do mundohet ta bëjë të lumtur, ai është ulur në gjunjë, ka nxjerrë unazën dhe ka shkaktuar emocione të fuqishme në skenë.
Partnerja e tij Blerina Bajko, është emocionuar dhe me lotë në sy i ka thënë po moderatorit.
“Ajo tha po”, shkruan Arditi në videon e shpërndarë në instagram ku i ka propozuar Blerinës përballë publikut.
Çifti ka marrë urime të shumta nga miq dhe familjarë të cilët janë emocionuar nga surpriza që moderatori kishte përgatitur për partneren e tij.
https://www.instagram.com/p/B7HUrRMAr4M/Link: https://www.instagram.com/p/B7HUrRMAr4M/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/gold-wedding-bands-265730/