Home ShowBiz Noizy e pranon që është i dashuruar, ja femra ideale për të
Noizy e pranon që është i dashuruar, ja femra ideale për të
0

Noizy e pranon që është i dashuruar, ja femra ideale për të

0
0

Noizy është një prej reperëve më të njohur në vend.

Shumë i dashur për publikun, çdo këngë e tij kthehet menjëherë në hit, duke arritur miliona klikime në pak kohë.

Përveç karrierës në muzikë ai është fokusuar aktualisht edhe në biznes me një linjë të tij veshjesh dhe së fundmi me një restorant duke zbuluar kështu se që i vogël e ka pasur pasion gatimin.

Gjatë një interviste për revistën Class, Noizy ka folur gjithashtu edhe për jetë e tij private.

“Jam i dashuruar me shumë femra, mamin, motrën,vajzën time dhe mbesën, i dua shumë”, thotë ai kur e pyesin nëse është i dashuruar në këtë fazë të jetës.

Ndërsa lidhur me femrën ideal, reperi thotë se ajo duhet të jetë një e sinqertë, e thjeshtë dhe që nuk është shumë e lidhur me make up, nëse ka mundësi fare ose shumë pak.

Sipas Noizyt ajo duhet të jetë me karakter, me ndershmëri si mamaja dhe si motra e tij.

https://www.instagram.com/p/B7HKpSZprUW/

Link: https://www.instagram.com/p/B7HKpSZprUW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0gb3klJIfK/