Largimi nga Pallati Mbretëror dhe heqja dorë nga postet e tyre ishte lajmi që bëri më shumë bujë kohët e fundit në të gjitha mediat.
Harry dhe Meghan vendosën të shkëputen financiarisht nga Mbretëria dhe të jetojnë për momentin në Kanada, lajm ky që ishte i papritur edhe për vetë Mbretëreshën Elisabeth.
Ditën e sotme është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme ku Mbretëresha do të vendosë për fatin e Harry dhe Meghan ku padyshim ishte e ftuar edhe kjo e fundit.
Por mesa duket Meghan nuk e ka parë të arsyeshme të jetë e pranishme dhe është larguar së bashku me të birin.
Në mbledhje do të jetë i pranishëm vetëm Harry, ndërsa Meghan që e ka refuzuar ftesën do të informohet për detajet përmes një lidhjeje me telefon.
Meghan dhe Harry edhe pse vendosën të heqin dorë nga çdo funksion apo post i tyre në Mbretëri, thanë se do të mbështesin gjithmonë Mbretëreshën.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7EACG7HZ75/