E kemi ditur gabim! Këto ushqime nuk duhen konsumuar asnjëherë në mëngjes, të shtojnë peshën
Nëse në mëngjes jemi mësuar që gjithmonë të konsumojmë, drithëra me qumësht, lëng portokalli, tost, kek apo petulla, në fakt kemi një jetë që veprojmë gabim.
Këto lloj ushqimesh nëse konsumohen që në mëngjes të bëjnë që të shtosh në peshë dhe për këtë arsye nuk duhet të konsumohen nga persona që janë në dietë, apo synojnë të dobësohen.
Më konkretisht në mëngjes nuk duhet të konsumoni
- Drithërat
Edhe pse duket sikur janë të shëndetëshme dhe të ndihmojnë për peshën, në fakt është krejt e kundërta. Drithërat në përgjithësi kanë shumë sheqer, i cili ndikon negativisht edhe në sistemin imunitar sidomos tek fëmijët.
- Petullat
Këto ushqime përmbajnë miell, vezë, sheqer dhe qumësht dhe të gjitha këto produkte së bashku, veçanërisht mielli ndikojnë negativisht tek pesha, duke u bërë risk për shfaqjen e obezitetit.
- Tost me gjalp apo margarinë
Ky lloj ushqimi që në dukje është diçka e thjeshtë dhe shumë praktike për t’u përgatitur në mëngjes në fakt nuk është I rekomandueshëm. Margarina përban shumë yndyrë dhe do ishte më mirë ta shmangnit plotësisht nga dieta juaj.
- Keku
Edhe konsumi i kekut në mëngjes nuk është i këshillueshëm pasi përveç vezës, ky lloj ushqimi nuk përmban asnjë gjë tjetër të shëndetshme dhe është më e këshillueshme të konsumohet pas drake.
- Lëngu i frutave
Kjo është zgjidhja më e keqe në mëngjes, sidomos nëse bleni lëng frutash në supermarket.
Lëngjet e frutave të paketuara përbajnë në të vërtetë shumë pak lëng frutash, përmbajnë kryesisht sheqer dhe ngjyrues, që jo vetëm shtojnë rriskun e obezitetit, por gjithashtu edhe janë të dëmshme për shëndetin.
Link: https://www.healthline.com/nutrition/10-worst-foods-in-the-morning#section5
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/people-preparing-food-on-table-2130134/