Home ShowBiz Rita Ora mban premtimin, ndërtohet shtëpia e parë për familjet e prekura nga tërmeti
Rita Ora mban premtimin, ndërtohet shtëpia e parë për familjet e prekura nga tërmeti
0

Rita Ora mban premtimin, ndërtohet shtëpia e parë për familjet e prekura nga tërmeti

0
0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur, vendosi të japë kontributin e saj në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Kontributi i saj ka bërë tashmë me shtëpi familjen Sala dhe njoftimin për këtë e ka dhënë vetë kryetari i bashkisë Erjon Veliaj i cili I dorëzoi familjes çelësin e shtëpisë së re.

Ai ka falënderuar këngëtaren shqiptare për kontributin e saj, ndërsa vetë këngëtarja ka rishpërndarë në instagram fotot e shtëpisë dhe familjes Sala duke shkruar:

“Shtëpitë që ndërtuam së bashku me grupin tim më në fund po ngrihen. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuat për ta bërë këtë një realitet”

Rita Ora nuk është e vetmja shqiptare që ofroi mbështetjen e saj në momentet dramatike për vendin.

Shumë artistë të tjerë si Bebe Rexha e Dua Lipa vendosën të grumbullonin të ardhura për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Rita

ritaaaa

Link: https://www.instagram.com/ritaora/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B42KmSSFQ38/