Home Aktualitet Princ Harry thyen heshtjen, ja përse u larguam nga Mbretëria
Princ Harry thyen heshtjen, ja përse u larguam nga Mbretëria
0

Princ Harry thyen heshtjen, ja përse u larguam nga Mbretëria

0
0

Vendimi i Harry dhe Meghan për të hequr dorë nga funksionet dhe titujt në familjen Mbretërore bëri bujë të madhe në media.

Ata të dy vendosën krejt papritur të jetonin të lirë dhe të pavarur financiarisht nga Mbretëria, por gjithmonë do të jenë në mbështetje të saj, siç u shprehën kur njoftuan vendimin e marrë.

Pas aludimesh të shumta dhe thashethemesh për raportin e tij me të vëllain, Mbretëreshën apo Kate, Harry më në fund ka vendosur të flasë.

Gjatë një fjalimi të tij në një event bamirësie, Harry tha se Mbretëria është shtëpia e tij, një vend që gjithmonë e ka dashur, por nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të hiqnin dorë nga detyrat e tyre Mbretërore.

Ky nuk ishte një vendim i thjeshtë tha më tutje ai, por ata të dy kanë ndier vështirësitë e jetës Mbretërore dhe sidomos vëmendjen e tepruar mediatike.

Më herët Harry ka pranuar se kishte frikë që e shoqja mund të binte viktimë e forcave që çuan në vdekjen e të ëmës princeshë Dianës, e cila pësoi aksident në makinë në tentativë për ti shpëtuar paparacëve.

https://www.instagram.com/p/B7hGUztJA0F/

Link: https://www.instagram.com/p/B7hGUztJA0F/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7EaGS_Jpb9/