Home Aktualitet Arti në zi! Këngëtari humb jetën në skenë gjatë performancës
Arti në zi! Këngëtari humb jetën në skenë gjatë performancës
0

Arti në zi! Këngëtari humb jetën në skenë gjatë performancës

0
0

Këngëtari dhe tekstshkruesi amerikan David Olney është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare ndërsa ishte duke performuar në skenë

Këngëtari ka pësuar një atak në zemër ndërsa ishte duke kënduar përballë fansave të tij në Florida këtë të shtunë.

Ai u ndal në mes të një kënge pasi u ndie keq dhe ka thënë “Më vjen keq”.

Më pas vendosi dorën në kraharor dhe aty u kuptua se diçka nuk po shkonte mirë.

Disa miq dhe kolegë të tij që ishin të pranishëm me të gjatë performancës, janë shprehur të hidhëruar për largimin e tij nga jeta, ndërsa e kujtojnë si një person të qetë, të dashur dhe mjaft të talentuar.

Olney gjatë karrierës së tij muzikore numëron mbi 20 albume solo si dhe këngë që dikur kanë thyer rekorde sidomos pas viteve 90.

https://www.instagram.com/p/B6IiMfahwUQ/

Link: https://www.instagram.com/p/B6IiMfahwUQ/

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2020/01/19/us/david-olney-death/index.html