Home Aktualitet Zbulohet sa do të paguhen prezantueset e San Remos, ja kostot e Festivalit
Zbulohet sa do të paguhen prezantueset e San Remos, ja kostot e Festivalit
0

Zbulohet sa do të paguhen prezantueset e San Remos, ja kostot e Festivalit

0
0

Edicioni i 70-të i Sanremos do të ngjisë në skenë këtë vit përkrah Amedeus edhe disa emra të njohur të kinematografisë, modës dhe spektaklit mes të cilëve edhe moderatoren shqiptare Alketa Vejsiun.

E përditshmja “Il Giornale” ka bërë publike koston totale të këtij Festivali i cili kap shifrën e 18 milion eurove.

Ndërsa sa i takon prezantueseve është mësuar se njëra prej tyre Rula Jebreal mësohet të ketë kërkuar 25 mijë euro, një shifër që nuk është konfirmuar, por as nuk është hedhur poshtë.

Kështu mendohet që të 11 prezantueset femra të marrin për prezantim shifrën e 20 deri në 25 mije eurove.

Ndërsa Amadeus sipas po të njëjtave burime mësohet se do të paguhet midis 500-600 mijë euro, pak a shumë njësoj si prezantuesit e tjerë para tij si Claudio Conti dhe Claudio Baglioni.

Prej vitesh Festivali i Sanremos i nxjerr plotësisht shpenzimet nga reklamat e shumta që transmetohen gjatë ditëve të Festivalit dhe që sigurisht janë të mirëpaguara.

Link: https://www.ilfattoquotidiano.it/2020/01/20/festival-di-sanremo-2020-ecco-i-compensi-di-amadeus-e-delle-donne-che-saranno-con-lui-sul-palco-dellariston/5679510/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6RfFYEiDC0/