Home ShowBiz Agnesa jep lajmin më të rëndësishëm, ja çfarë po ndodh me modelen
Agnesa jep lajmin më të rëndësishëm, ja çfarë po ndodh me modelen
0

Agnesa jep lajmin më të rëndësishëm, ja çfarë po ndodh me modelen

0
0

Agnesa Vuthaj është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes pas thashethemeve për një lidhje të saj me një biznesmen indian.

Ish missi mohoi gjithçka lidhur me këto zëra, duke i përgënjeshtuar plotësisht dhe duke mohuar çdo lidhje të mundshme me biznesmenin e njohur.

Ndërkaq kohët e fundit Angesa ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm lidhur me një projekt ndërkombëtar që synon të ngrejë zërin në ndihmë të fëmijëve dhe grave në mbarë botën.

Më konkretisht kënga e famshme e Diane Warren “I’m standing with you”, do të flasë në 6 gjuhë të ndryshme përfshirë edhe shqipen.

Ky projekt ka bërë bashkë femrat që kanë marrë pjesë në Miss globe mes tyre edhe Agnesa Vuthaj e cila do të sjellë versionin shqip të këngës.

Modelja është shprehur shumë e lumtur dhe mirënjohese për këtë projekt të rëndësishëm, pjesë e të cilit është bërë edhe ajo.

Modelja thotë se kjo këngë është kënduar në 6 gjuhë, folur në 15 dhe shkruar në 23.

“Unë jam me ty, është një projekt që do përkrahë gratë dhe fëmijët në të gjithë botën”, shkruan modelja e cila ka shpërndarë gjithshtu edhe disa nga momentet kur ka qenë duke xhiruar për realizimin e projektit.

https://www.instagram.com/p/B7k07qAnSIG/

Link: https://www.instagram.com/p/B7k07qAnSIG/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6TLhgCHGXu/