Home ShowBiz Rikthehen bashkë Kejsi me Stresin? Kjo foto dhe ky mesazh na bënë lëmsh
Rikthehen bashkë Kejsi me Stresin? Kjo foto dhe ky mesazh na bënë lëmsh
0

Rikthehen bashkë Kejsi me Stresin? Kjo foto dhe ky mesazh na bënë lëmsh

0
0

Çifti më i përfolur i showbizzit shqiptar, Stresi dhe Kejsi prej disa muajsh nuk janë më bashkë.

Vetë Stresi tha kohë më parë në një intervistë se ata të dy nuk janë ndarë, por janë në një pause dhe se mund të rikthehen sërish bashkë.

Kejsi ndërkaq pavarësisht ndarjes nga Stresi ka një raport shumë të mirë me familjarët e tij dhe veçanërisht me të ëmën e reperit me të cilën e kemi parë të shkëmbejë komente dhe urime të shumta në disa raste.

Ndërkaq ajo që na habiti së fundmi është një foto e Kejsit e cila fokuson dy unaza të saj, ku njëra prej tyre është ajo që i ka dhuruar Stresi.

Krahas fotos Kejsi shkruan: “Se një femër duron shumë”, duke mos shtuar asnjë gjë tjetër lidhur me këtë koment.

Kjo ka bërë që të lindin dyshimet e para për një ribashkim mes tyre, madje të shumta janë edhe komentet e ndjekësve të Kejsit, një pjesë e të cilëve i japin madje të drejtë.

Nuk e dimë si qëndron e vërteta e këtij mesazhi dhe e kësaj fotoje, ngelet që të shohim se si do të vijojnë ngjarjet mes tyre.

https://www.instagram.com/p/B7jaN2Pgw6C/

Link: https://www.instagram.com/p/B7jaN2Pgw6C/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3IfWgQJZdo/https://www.instagram.com/p/B0ayxWtgK3E/