Në fund të muajit Janar Ermal Mamaqi do të mbajë premierën e filmit të tij të ri “I love Tropoja”.
Pjesë e filmit janë emra të njohur të kinematografisë shqiptare, por edhe personazhe të njohur të ekranit që janë vënë për herë të parë në rolin e aktorit siç është edhe këngëtarja Enca.
Një rol në filmin e Ermalit do të ketë edhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Ai do të luajë rolin e dajës së Ermalit dhe sipas aktorit do të ndërhyjë për të shuar një sherr midis tropojanëve dhe tiransve.
I ftuar në “Wake up” në “Top Channel”, Ermali zbuloi disa detaje nga roli i kryeministrit, ndërsa shuajti gjithashtu edhe kureshtjen e drejtuesve të emisionit lidhur me pagesën që ka marrë kryeministri për rolin e tij.
Ermali tha se kryeministri hyn tek mbështetësit e filmit dhe e ka dhënë kontributin e tij pa pagesë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=EvtzYOBAw5g
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3W1rvohodu/