Home ShowBiz Këngëtari rrëfen prapaskenat e klipit, nuk do ta besoni sa herë është përsëritur skena e puthjes
Këngëtari rrëfen prapaskenat e klipit, nuk do ta besoni sa herë është përsëritur skena e puthjes
0

Këngëtari rrëfen prapaskenat e klipit, nuk do ta besoni sa herë është përsëritur skena e puthjes

0
0

Këngëtari Dilan Reka ka publikuar gati 10 ditë më parë këngën e tij të re “Shotgun”.

Kënga ka një stil unik dhe një ritëm të veçantë, ndërsa shoqërohet gjithashtu me një klip mjaft interesant.

I ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites”, këngëtari ka treguar disa nga prapaskenat e realizimit të klipit gjatë të cilit ai dhe vajza shkëmbejnë një puthje.

Këngëtari thotë se ato nuk e dinin që do të kishte një puthje dhe e kanë marrë vesh vetëm pasi kanë pyetur menaxherin Alban Karabashin.

Vajza është një shoqe e Dilanit dhe vetë këngëtari thotë se ajo u ndie në siklet dhe se i është dashur ta provojnë puthjen 25 herë, por në fund ja dolën ta realizonin ashtu siç duhej.

Gjatë intervistës këngëtari foli gjithashtu edhe për planet në të ardhmen sa i takon karrierës muzikore.

Ai zbuloi gjatë emisionit se është duke u përgatitur për të hedhur hapa në tregun ndërkombëtar dhe konkretisht në Turqi si për karrierën muzikore ashtu edhe për atë kinematografike.

https://www.instagram.com/p/B7jSLl1gWog/

Link: https://www.instagram.com/p/B7jSLl1gWog/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7YUr5UFDQm/