Moderatorja Alketa Vejsiu ndodhet aktualisht në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku e kemi parë të postojë foto e video të ndryshme ndër të cilat edhe disa në një anije ku po kërcen dhe po këndon e lumtur.
Në një video Alketa është duke kërcyer nën ritmin e Despacito ndërsa mes morisë së komenteve na ra në sy një koment i veçantë sigurisht i bërë me humor.
“Tamam si katunarët kur vinin në Tiranë, në fillim një foto te 15 katëshi dhe në motorr në qendër, kështu po më dukesh e lumtur”, shkruan njëra prej ndekësve të Alketës në videon e saj.
Por moderatorja e ka marrë me sportivitet komentin e madje duke qeshur ka aprovuar të njëjtën gjë që ka thënë edhe komentuesja.
Kujtojmë se moderatorja do të jetë një prej të ftuarave të Sanremos ku do të prezantojë krah Amadeus në një nga netët e Festivalit.
https://www.instagram.com/p/B7lco04n8mx/Link: https://www.instagram.com/p/B7lco04n8mx/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6k-pBhHsuP/