Shpërthen Twitter! Elvana do të përfaqësojë një tjetër shtet në Eurovizion? Ja kush mund të jetë
Pjesmarrja e Elvana Gjatës në Festivalin e këngës në RTSH dhe renditja e saj në vend të dytë, shkaktoi një zhurmë të madhe mediatike nisur nga pikët që ju dhanë këngëtares nga juria shqiptare.
Elvana u rendit e dyta, ndërsa vendin e parë e rrëmbeu Arilena Ara e cila do të përfaqësojë Shqipërinë ne Eurovizion 2020.
Por një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në tëitter ku mjafton të shkruash Elvana San Marino dhe të dalin përpara qindra komente dhe konfirmime mbi pjesmarjen e saj në Eurovizion ku mendohet se do të përfaqësojnë San Marinon.
Pas lajmeve të shumta që qarkullojnë në Twitter kanë shpërthyer edhe një sërë komentesh lidhur me pjesëmarrjen e saj në këtë Festival.
Ky shtet ka marrë herë pas herë artistë nga shtete të tjera për tu përfaqësuar në Eurovizion dhe nuk do të habiteshin nëse do ti propozonte Elvanës një gjë të tillë.
Këngëtarja nuk ka reaguar ende lidhur me këtë lajm, i cili nuk e dimë nëse është i vërtetë.
Link: https://twitter.com/search?q=elvana%20san%20marino&src=tyah
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4c65AWnepn/