Home ShowBiz Aktorët e Klanifornia “serenatë” Marinës, zëri operistik i Olsit do t’ju bëjë të qeshni me lotë
Aktorët e Klanifornia “serenatë” Marinës, zëri operistik i Olsit do t’ju bëjë të qeshni me lotë
0

Aktorët e Klanifornia “serenatë” Marinës, zëri operistik i Olsit do t’ju bëjë të qeshni me lotë

0
0

Marina Vjollca ka nisur nga puna për sezonin e ri të “Klanifornia”, spektaklit të humorit që çdo të shtunë sjell batuta, argëtim dhe muzik tek publiku.

Moderatoren e shohim në ambjetet e Klanit së bashku me gjithë aktorët e spektaklit, ndërsa na sjellin herë pas herë momente humoristike nga provat.

Këtë herë është Marina e cila ka postuar në instagram një video ku po i thërret dy aktorëve Visjanit dhe Olsit nga dritarja dhe ata vendosin ta përshëndesin në mënyrën e tyre.

Djemtë sapo shohin Marinën fillojnë të këndojnë siglën e një prej rubrikave ku Marina i bën pyetje të ftuarve.

Gjithë këngën e mban Olsi i cili në fakt e ka provuar veten si këngëtar, por duket se paska talent edhe për zhanrin operistik.

Mënyra se si këndon për Marinën na bëri të qeshim me lotë si ne ashtu edhe vetë Marinën e cila ka filluar të qeshë pas performacës së çunave.

Sezoni i ri i “Klanifornias”, do të nisë më datë 1 shkurt dhe pritet të ketë disa surpriza dhe të reja mjaft interesante.

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6sk5uoF-Z-/