Home ShowBiz Vin Veli e pranon se ka tradhëtuar, DJ zbulon arsyet që e çuan në këtë veprim
Vin Veli e pranon se ka tradhëtuar, DJ zbulon arsyet që e çuan në këtë veprim
0

Vin Veli e pranon se ka tradhëtuar, DJ zbulon arsyet që e çuan në këtë veprim

0
0

Dj i njohur Vin Veli i ftuar në “Glamour Zone”, ka folur për herë të parë për detaje nga jeta e tij private që nga planet për martesë e deri tek tradhëtia.

Ai nuk ka treguar nëse për momentin është në një lidhje, por tha se në një të ardhme të mesme, mund ta shohim sërish të martuar.

Vin Veli ka qenë i martuar me moderatoren Bora Zemani me të cilën ka edhe një djalë Arborin.

Ai rrëfen se është shumë i lidhur me të birin, ndërsa ndan me publikin edhe detaje nga marrëdhënia e tyre e veçantë.

Ndërkaq moderatorja e emisionit Ester Bylyku e ka pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë Vinin nëse ka tradhëtuar ndonjëherë dhe ai e ka pranuar duke treguar se ka ndodhur në periudhën e adoleshencës në lidhjen e tij të dytë.

Ai tha se ndoshta mund të ketë qenë monotonia ajo që e ka bërë të tradhëtojë edhe pse sot nuk i kujtohet plotësisht detajet, pasi bëhet fjalë për një periudhë të hershme.

https://www.youtube.com/watch?v=ecs1w0swDZY&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ecs1w0swDZY&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7oRjU0nBEz/