Stresi është një prej reperëve më të dashur për publikun të cilin e shohim vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale.
Ai ndan vazhdimisht me ndjekësit artin e tij përmes këngëve, por edhe emocionet e veçanta që përjeton herë pas here.
Këtë herë reperi na ka treguar se është një natyrë e ndjeshme dhe di se si të emocionojë me mënyrën se si e percepton jetën, raportin me miqtë, të afërmit dhe të dashurit e tij.
Në një status të gjatë në instagram Stresi ka hapur zemrën me ndjekësit e tij , ndërsa tregon vështirësitë që i është dashur të përballojë në jetë.
Ai thotë gjithashtu se nuk është një mik apo partner i lehtë, por të paktën nuk përpiqet ti ndryshojë të tjerët dhe përpiqet t’ju shmanget atyre që kërkojnë me çdo kusht ta ndryshojnë.
Reperi I fton të gjithë të bëjnë mirë pa ndonjë arsye, pasi të gjithë harrojmë që jeta varet nga një fije peri dhe nesër mund të jetë shumë vonë.
Kujtojmë se reperi do të publikojë pasditen e sotme këngën e tij të re “Zemrën maje”, një këngë që fansat e tij mezi po e presin.
https://www.instagram.com/p/B7rNx5sp9Kr/Link: https://www.instagram.com/p/B7rNx5sp9Kr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gDmjnpkF4/