Me gota vere ne ashensor, Marina poston videon më të këndshme me motrën dhe të ëmën
Moderatorja Marina Vjollca është duke u përgatitur së fundmi për rinisjen e sezonit të ri të Klanifornia i cili do të nisë sërish më datë 1 shkurt.
Ajo ka postuar në instagram disa video ku njofton nisjen e sezonit të ri, i cili do të sjellë shumë surpriza dhe të reja interesante.
Ndërkaq përveç punës moderatorja është mjaft e lidhur edhe me familjen e saj ku e shohim herë pas here të pozojë me nënën apo motrat e saj.
Në një video të postuar në instagram Marina e ëma dhe një nga motrat ndodhen në ashensor dhe moderatorja ka shpërndarë një moment të këndshëm së bashku.
Motra dhe e ëma e Marinës kanë gota vere bosh në duar dhe ky detaj e ka bërë moderatoren të qeshë me lotë, edhe pse nuk e ka thënë arsyen përse ato mbajnë në duar gota bosh brenda një ashensori.
Marina fillimisht i lajmëron se po u bën një video, e ëma thotë po se jemi shumë të bukura, ndërsa moderatorja komplimenton të ëmën duke i thënë që ajo është më e bukura.
Ndërsa më pas të trea shpërthejnë në të qeshura pasi tregojnë gotat bosh.
Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6V8QB1FNns/