Home ShowBiz Çani fton për herë të parë të bijën në emision, 9 vjeçarja aktorja më e re
Çani fton për herë të parë të bijën në emision, 9 vjeçarja aktorja më e re
0

Çani fton për herë të parë të bijën në emision, 9 vjeçarja aktorja më e re

0
0

Në studion e Arian Çanit këtë të premte ka qenë e ftuar një person shumë i veçantë për moderatorin.

Për herë të parë Çani ka ftuar në studio të bijën Joanën e cila është pjesë e aktorëve të shfaqjes për fëmijë “Torta e ditëlindjes”.

9 vjeçarja është aktorja më e re e shfaqjes dhe gjatë prezantimit të saj moderatori zbulon mes emocionosh që Joana është e bija.

“Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë.. më raftë pika”, thotë Çani gjatë prezantimit të saj, ndërsa në vijim të emisionit ai i është drejtuar disa herë të bijës duke e pyetur për rolin e saj dhe për eksperiencën si aktore.

Arian Çani është i martur prej vitesh dhe përveç Joanës ka edhe një djalë.

https://www.youtube.com/watch?v=lc8rhy4mJsQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=lc8rhy4mJsQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B27QkT1gZ8l/