Home ShowBiz Ja kush do ta ndjekë live Alketën në Sanremo, moderatorja rrëfen detaje nga roli i saj në Festival
Ja kush do ta ndjekë live Alketën në Sanremo, moderatorja rrëfen detaje nga roli i saj në Festival
0

Ja kush do ta ndjekë live Alketën në Sanremo, moderatorja rrëfen detaje nga roli i saj në Festival

0
0

Moderatorja Alketa Vejsiu do të bashkëprezantojë me Amadeus në natën e tretë të festivalit të Sanremos.

Këtë lajm e bëri të ditur vetë moderatorja e cila u shpreh e emocionuar për këtë arritje të rëndësishme në karrierën e saj.

Alketa sqaroi se kishte vite që e priste një gjë të tillë dhe skena e Sanremos është gjithçka kishte ëndërruar.

Në disa intervista për prestigjozet italiane, Alketa ka rrëfyer si e ka nisur karrierën e saj dhe se si arriti të bëhet ajo që është sot.

Ajo zbuloi gjithashtu se në natën e tretë të Festivalit të Sanremos kur do të ngjitet në skenë mes publikut do të jetë bashkëshorti dhe vajza e saj që do ta ndjekin live prezantimin e saj.

Alketa ka sqaruar edhe më herët se ajo do prezantojnë, do të këndojë dhe do të ketë një monolog gjatë natës kur është e ftuar.

Në të njëjtën natë përkrah Amadeus do të ngjitet edhe Georgina Rodrigues, partnerja e Cristiano Ronaldos.

Gjatë netëve të Festivalit Amadeus do të ndërrojë rreth 10 prezantuese mes të cilave emra të njohur të kinematografisë dhe spektaklit.

Alektaaa

Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6k-pBhHsuP/