Home ShowBiz Renee i këndon këngën e ditëlindjes Robertit, kjo video nuk duhet humbur
Renee i këndon këngën e ditëlindjes Robertit, kjo video nuk duhet humbur
0

Renee i këndon këngën e ditëlindjes Robertit, kjo video nuk duhet humbur

0
0

Robert Berisha ka festuar sot 42 vjetorin e lindjes dhe mes urimeve të shumta nuk mund të mungonte ai i së bijës.

Këngëtari ka postuar në instagramin e tij një video të Renee e cila shfaqet duke i kënduar Robertit gëzuar ditëlindjen në anglisht.

Në video vogëlushja shfaqet e buzëqeshur dhe pavarësisht moshës e këndon gati në mënyrë perfekte këngën duke treguar se paska trashëguar talentin e prindërve.

Në fund të këngës, Renee i dhuron të atit një puthje ndërsa këngëtari i emociouar nga kjo video shkruan: “Të don babi shumë Renee e bukur”.

Në fakt nuk ka urim më të bukur sesa ky që sapo ka marrë këngëtari për ditëlindje.

Çdo kush do të ndihej i emocionuar përballë një urimi kaq të veçantë bërë nga një person i dashur.

Roberti ka marrë gjithashtu mesazhe të shumta urimi nga miq e familjarë, të cilat i ka postuar në instagramin e tij.

Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx76VW0HhBk/