Emocionon Ami, moderatorja ka një mesazh unik për ditën më të rëndësishme të Ermalit – ArkivaNews
Home ShowBiz Emocionon Ami, moderatorja ka një mesazh unik për ditën më të rëndësishme të Ermalit
Emocionon Ami, moderatorja ka një mesazh unik për ditën më të rëndësishme të Ermalit
0

Emocionon Ami, moderatorja ka një mesazh unik për ditën më të rëndësishme të Ermalit

0
0

Pasditen e sotme në ambjentet e pallatit të kongreseve pritet të mbahet premiera e filmit “I love Tropoja”

Filmi i realizuar nga Ermal Mamaqi ka mbledhur një kast të njohur aktorësh profesionist, por edhe personazhe të njohur të botës së artit që aktrojnë për herë të parë siç është këngëtarja e njohur Enca Haxhia, për të cilën vetë Ermali tha se është një zbulim në fushën e kinematografisë.

E ndërsa pritet premiera e filmi bashkëshortja e Ermalit, Amarda Toska ka një dedikim shumë të veçantë për aktorin.

Në një foto ku pozojnë së bashku Ami shkruan: “Suksesi matet me punë dhe këtë ti e ke konfirmuar tashmë. Suksese për premierën e parë të këtij lloji zemër! Sot është dita jote që të ulesh në pallatin e kongreseve me sallën plot e të shijosh veprën që krijove. Të dua”

Moderatorja ka qenë gjithmonë një prej mbështetëseve kryesore të aktorit në çdo hap që ka hedhur, dhe ky mesazh është një tregues i qartë i këtij fakti.

https://www.instagram.com/p/B75uPodp9sy/

Link: https://www.instagram.com/p/B75uPodp9sy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5yOoNYJikn/