Home Lifestyle Personat inteligjentë kanë më pak miq, studimi na tregon arsyet
Personat inteligjentë kanë më pak miq, studimi na tregon arsyet
0

Personat inteligjentë kanë më pak miq, studimi na tregon arsyet

0
0

Të kesh miq në ditën e sotme është gjëja më normale.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se miqësia është e nevojshme jo vetëm për të kaluar kohën, por edhe për të marrë këshilla dhe për të ofruar apo marrë mbështetje në momente të caktuara të jetës.

Mirëpo një studim anglez tregon se personat me një nivel inteligjence mbi mesataren nuk ndihen dhe aq të lumtur mes miqve siç ndodh zakonisht dhe kjo i bën ata më të distancuar.

Në studim kanë marrë pjesë 15 mijë të rinj të moshës 18 deri në 28 vjeç ndërsa u arrit në përfundimin se sa më shumë marrëdhënie të ngushta të kesh me miqtë e tu, aq më i lumtur ndihet një person, por kjo nuk vlen për personat inteligjentë.

Ata nuk ndihen rehat kur krijojnë marrëdhënie të ngushta dhe për këtë arsye tentojnë ti shkëpusin marrëdhëniet apo të krijojnë distancën për të cilën kanë nevojë nga miqtë e tyre.

Ekspertët kanë treguar gjithashtu se motivet për këtë pakënaqësi në shoqërinë e miqve të personave inteligjentë duhet ti kërkojmë në të kaluarën e largët të tyre.

Megjithatë ekzistojnë edhe disa teori të tjera të cilat e shpjegojnë këtë me faktin që përsonat me inteligjencë më të lartë se mesatarja nuk kanë kohë të mjaftueshme për të kaluar me miqtë, pasi janë më të fokusuar në punën dhe objektivat e tyre.

Link: https://www.huffingtonpost.it/2016/03/21/persone-intelligenti-meno-amici-ricerca_n_9515748.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-people-on-a-white-suv-2590596/