Home ShowBiz Al Pacino rrëzohet në tapetin e kuq, ja pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit
Al Pacino rrëzohet në tapetin e kuq, ja pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit
0

Al Pacino rrëzohet në tapetin e kuq, ja pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit

0
0

Aktori i njohur i Hollywood Al Pacino është përfshirë në një incident gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve Bafta 2020.

Ai është rrëzuar ndërsa po parakalonte në tapetin e kuq shoqëruar nga e dashura e tij Meital Dohan.

Në fotot e shpërndara në internet shohim se aktori është ndihmuar të ngrihet nga partnerja dhe një pjestar i ekipit të tij.

Aktori mbante veshur në këtë ceremoni një kostum të zi, kombinuar me atlete në ngjyrë të zezë, ndërsa partnerja e tij një fustan të gjatë të zi me lule.

Aktori është nominuar në Bafta Films Award për rolin e tij si aktor suportues në filmin “The Irishman” të Martin Scorsese.

Ky moment i sikletshëm është regjistruar nga qindra kamera dhe aparatë të cilët ishin të pranishëm në momentin kur 79 vjeçari është rrëzuar.

Ky në fakt nuk është incidenti i parë në tapetin e kuq, kujtojmë se raste të tilla ka pasur pa fund nga aktorë dhe personalitete të njohura të fushës së artit.

https://www.youtube.com/watch?v=IXSjqnJWsqQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=IXSjqnJWsqQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B19R9jWJbxp/