Këngëtarja e njohur Enca ishte e ftuar këtë të shtunë në Klanifornia ku ka ndarë me publikun eksperiencën e saj si aktore në filmin “I love Tropoja”
Këngëtarja ka kënduar gjithashtu disa prej këngëve të saj të suksesshme, ndërsa më pas I është përgjigjur edhe pyetjeve me spec ku ka zbuluar se çfarë i pëlqen më shumë tek një mashkull, apo vendin më të çuditshëm ku ka bërë dashuri.
Ndërkaq gjatë pyetjeve me spec, Enca ka refuzuar ti përgjigjet njërës dhe kështu është vënë përballë sfidës që të zgjedhë një djalë nga publiku dhe të realizojë një kërcim sensual me të.
Në sfond është vendosur një prej këngëve të saj dhe këngëtarja ka filluar të kërcejë me djalin e përzgjedhur nga publiku, ndërsa ka shkaktuar duartrokitje dhe brohorima tek publiku në sallë.
Këngëtarja ndërkaq ka pasur një prej periudhave më të suksesshme sa i takon karrierës, ajo ka publikuar disa këngë që kanë rezultuar shumë të suksesshme, ndërsa e kemi parë edhe në rolin e aktores.
Vetë Ermal Mamaqi tha në një intervistë pas premierën se Enca ishte një zbulim sa i takon talentit si aktore.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=rIbSYqTyHWM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7q7J1CHk3h/