Home ShowBiz Miriam shfaqet për herë të parë pas lindjes së djalit, nuk do ta besoni si duket
Miriam shfaqet për herë të parë pas lindjes së djalit, nuk do ta besoni si duket
0

Miriam shfaqet për herë të parë pas lindjes së djalit, nuk do ta besoni si duket

0
0

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë dy javë më parë.

Këtë herë ata u bekuan me një djalë të cilin vendosën ta quajnë Duam, njësoj si kënga e tyre realizuar në Maldive ku zbuluar se Miriam ishte shtatëzanë.

Lajmin fillimisht për ardhjen në jetë të djalit e dha Albani me një foto shumë të bukur nga materniteti e më pas edhe Miriam e cila na njohu edhe me vendimin që ndërmorën më pas për të ruajtur qelizat staminale të vogëlushit.

Ndërkaq dy javë pas lindjes Miriam ka postuar një foto me një filxhan kafeje në dorë dhe duhet pranuar se shkëlqen e gjitha.

Ajo është pothuajse pa grim, krejt natyrale dhe duket shumë e bukur dhe në super formë, pavarësisht se ka vetëm dy javë që ka sjellë në jetë djalin.

Të shumtë janë ata që i kanë bërë komplimenta këngëtares e cila duhet thënë se duket vërtetë shumë mirë.

Albani dhe Miriam janë tashmë prindër të dy fëmijëve.

Ata u bekuan gati 5 vite më parë me një vajzë e cila tashmë është rritur dhe është bërë një zonjushë shumë simpatike.

https://www.instagram.com/p/B8GKXK9lIJb/

Link: https://www.instagram.com/p/B8GKXK9lIJb/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4hLNLdlTs2/