Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prindër të një vajze pak muaj më parë.
Vetë Leonita ka postuar vazhdimisht foto të së bijës duke zbuluar portretin e saj të ëmbël në foto shumë të veçanta.
Këtë herë vogëlushja na ka dhuruar disa buzëqeshje shumë të ëmbla në një video të postuar nga Leonita ku qëndron e shtrirë në krevat.
Por një foto shumë e bukur është ajo ku vogëlushja pozon me të atin.
Ndërsa Graniti e puth në faqe, vogëlushja ka bërë një buzëqeshje shumë të ëmbël dhe kjo foto e të duve duket shumë e veçantë.
“Ajo i dashuron puthjet e babit”, shkruan Leonita krahas fotos së postuar në instagram, ndërsa shohim se ata të dy e veçanërisht vogëlushja kanë marrë komplimenta pafund.
Ayana erdhi në jetë në mes të muajit tetor të vitit që shkoi dhe solli shumë gëzim në familje.
Lajmin e bëri publik fillimisht Graniti, ndërsa më pas vetë bashkëshortja e tij ka publikuar vazhdimisht foto e video të vogëlushes e cila po rritet dhe zbukurohet dita ditës.
https://www.instagram.com/p/B8Ga66uAt4N/Link: https://www.instagram.com/p/B8Ga66uAt4N/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/leonita.x/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BIdPTgEN8/