Këngëtarja Tuna duket se është vënë sërish në qendër të vëmendjes edhe këtë herë për shkak të thashethemeve për ndarje nga bashkëshorti.
Fillimisht këngëtarja ka hequr mbiemrin Berisha nga instagrami i saj, ndërsa ka ikur sërish vetëm me pushime.
Të njëjtat dyshime u ngritën edhe pak muaj më parë, por këngëtarja ja doli ti shuante të gjitha zërat duke shpjeguar se njërëzit në kohët e sotme mund të bëjnë edhe pushime vetëm, duke ju referuar kështu lajmeve që thuheshin për ndarje të saj dhe Patrisit.
Më pas shtoi mbiemrin e bashkëshortit në instagramin e saj, të cilin e ka hequr sërish duke ringritur dyshimet.
Ndërkaq një mesazh i publikuar nga Tuna në instagram i ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një krizë mes tyre.
“Duket se vetëm farat e bimës femër prodhojnë gjethe.. meshkujt janë të padobishëm edhe si bimë”, shkruan Tuna në mesazhin e publikuar në instagram.
Megjithatë ata të dy nuk kanë konfirmuar asnjë gjë dhe gjithçka mbetet për t’u parë në vijimësi.
Link: https://www.instagram.com/p/Bw9v6DBn9uv/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw9v6DBn9uv/