Home ShowBiz Bieta jep lajmin e bukur, shumë shpejt do të vijë edhe fëmija i dytë
Bieta jep lajmin e bukur, shumë shpejt do të vijë edhe fëmija i dytë
0

Bieta jep lajmin e bukur, shumë shpejt do të vijë edhe fëmija i dytë

0
0

Moderatorja e njohur Bieta Sulo është bërë disa vite më parë nënë e një djali dhe mesa duket po e mendon që ti japë vogëlushit edhe një motër apo vëlla.

Gjatë këtij sezoni moderatorja është nxitur nga një prej të ftuarave që ta bëjë një fëmijë të dytë dhe që atëherë duket se të shumtë janë ata që i thonë Bietës se duhet ta bëjë edhe një fëmijë të dytë.

Këtë herë ka qenë moderatorja Erjona Rusi e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” e cila duke folur për fëmijët tha se është penduar që nuk ka bërë një fëmijë të dytë më herët.

Ajo madje e ka ftuar edhe Bietën që ta bëjë një fëmijë të dytë para se të bëhet pishman ashtu siç i ndodhi asaj.

“Më janë vënë këtë sezon”, thotë Bieta duke qeshur ndërsa këtë video e ka hedhur në instagramin e saj duke shkruar: “Edhe ti o Erjona Rusi, kaq shumë sa më janë qepur këtë fillim viti më duket se nga fundviti…” duke lënë kështu të nënkuptohet se ndoshta shumë shpejt do të kemi lajme nga moderatorja.

https://www.instagram.com/p/B7_a6fAnv9k/

Link: https://www.instagram.com/p/B7_a6fAnv9k/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4nYeZ0nl8L/