Home ShowBiz Alketa në Sanremo, moderatorja përlotet gjatë monologut ndërsa kujton tragjedinë e Otrantos
Alketa në Sanremo, moderatorja përlotet gjatë monologut ndërsa kujton tragjedinë e Otrantos
0

Alketa në Sanremo, moderatorja përlotet gjatë monologut ndërsa kujton tragjedinë e Otrantos

0
0

Mbrëmjen e djeshme moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu realizoi ëndrrën e saj për të qënë në skenën e Sanremos në rolin e prezantueses.

Alketa doli ne skenë fillimisht me një fustan rozë të Dolce Gabbana dhe për pak sekonda e bëri skenën e madhe të Ariston të fliste shqip duke përshëndetur të gjithë shqiptarët.

Alketa prezantoi krahas Amedeo dhe Georgina Rodrigues, ndërsa ra në sy elokuenca dhe shkathtësia e saj në prezantim.

Moderatorja u shfaq më pas me një fustan të kuq pas trupit të stilistit shqiptar Valdrin Sahiti ndërsa ka mbajtur në skenën e Ariston një monolog të gjatë ku tregoi historinë e shqiptarëve në përiudhen e diktaturës, përpjekjet e tyre për të ardhur në Itali për një jetë më të mirë.

Gjatë monologut ajo falënderoi Italinë për gjithë çfarë ka përcjellë me muzikën, kulturën dhe artin e saj.

Në fund të monologut këngëtarja ka kujtuar një prej këngëve të Bobby Solo “Una lacrima sul viso” të cilën e këndoi në skenën e Sanremos ndërsa gjatë strofës së dytë iu bashkua edhe këngëtari Bobby Solo.

https://www.instagram.com/p/B8PlKxAHp6p/

Link: https://www.instagram.com/p/B8PlKxAHp6p/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8PYNnTHUek/