Home ShowBiz “Zemër folu pak këtyre”, Enca poston videon nga shtrati, zbulohet me kë po e kalon natën
“Zemër folu pak këtyre”, Enca poston videon nga shtrati, zbulohet me kë po e kalon natën
0

“Zemër folu pak këtyre”, Enca poston videon nga shtrati, zbulohet me kë po e kalon natën

0
0

Enca është jo vetëm një këngëtare e zonja, por tashmë ka treguar se është edhe një aktore mjaft e mirë.

Këngëtarja është një prej aktoreve kryesore të filmit “I love Tropoja”, i cili është duke u transmetuar edhe për publikuar tashmë prej mëse një jave.

Vetëm Ermal Mamaqi gjatë një interviste tha se Enca ishte një zbulim kjo falë talentit që ka treguar si aktore gjatë xhirimeve të filmit.

Këngëtarja ndërkaq ndodhet në Prishtinë ku së bashku me kastin e aktorëve të “I love Tropoja” kanë çelur premierën e filmit edhe në Kosovë.

Mes fotove e videove të shumta, këngëtarja ka postuar edhe një video ku shfaqet në shtrat ndërsa shkruan “Meqë donit të dinit me kë fle unë”, ndërsa në video thotë: “Zemër folu pak, hë folu pak këtyre”, ndërsa më pas tregon anën bosh të krevatit, duke treguar pra se në fakt është duke fjetur vetëm.

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7q7J1CHk3h/