Adelina Ismajli e veshi 16 vite më parë, Scarlett Johansson në Oscar 2020, ja fustani identik
Moda rikthehet sërish dhe këtë më shumë se çdo herë tjetër po e vërtetojnë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Aktorja e njohur Scarlett Johansson ka veshur në ceremoni një fustan ngjyrë argjend bust dhe të derdhur pas trupit.
Të njëjtin fustan por në ngjyrë rozë pudër e ka veshur edhe këngëtarja Adelina Ismajli 16 vite më parë.
Ajo ka postuar në isntagram një foto ku i shohim të dyja bashkë me fustanin gati identik, njëra në 2020 dhe tjetra në 2004.
“Trendet vijnë e ikin, stili mbetet”, shkruhet në foton krahasuese të postuar nga këngëtarja dhe mund të themi se ato janë gati identike.
Se kujt i ri më mirë, po ju lëmë ta gjykoni ju, duke krahasuar të dyja vajzat.
Link: https://www.instagram.com/adelinaofficiel/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7-c089nJXK/, https://www.instagram.com/p/B6OyICnhQQ6/