Alban Ramosaj dhe modelja Niki Delijorgji prej kohësh po përfliten për një histori dashurie mes tyre.
Gjithçka nisi pasi Niki postoi në instagram një video ndërsa kërcente me këngën e Albanit, ku deklaroi se ishte një dedikim për të dhe vetë këngëtari me reagimin e tij u duk sikur e pranoi një gjë të tillë.
Më pas ata të dy i kemi parë shpesh pranë njëri tjetrit dhe mbi të gjitha duke u ngacmuar me komente të ndryshme dhe kjo bëri që të lindin edhe më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre.
Ndërsa sot i shohim të pozojnë të dy nga shtrati, ndërsa shkëmbejnë puthje dhe dedikime të ëmbla dashurie për njëri tjetrin.
“I japim jetë Galaksive, kur bëhemi bashkë”, shkruan Niki në postimin e saj, të cilin e shoqëron me një zemër të kuqe.
Të njëjtat foto i ka postuar në instagramin e tij edhe vetë këngëtari, ndërsa shumë fansa dhe miq të tij i kanë konsideruar si çiftin më të bukur të showbizit.
https://www.instagram.com/p/B8WaKOqKiVK/Link: https://www.instagram.com/p/B8WaKOqKiVK/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5ItAd8pxhs/, https://www.instagram.com/p/B5pxPzuBeiv/