Ndonjëherë duke dashur të jemi perfekte bëjmë gabime me modelet e flokëve që na bëjnë të dukemi më të mëdhenj në moshë.
Ndër modelet që ju plakin para kohe janë flokët e shtrira pa volum, të ndara në mes, apo të mbledhur topuz fort sipër kokës.
Ndërsa nëse dëshironi të dukeni më të reja ka disa modele flokësh që janë perfekte.
Kështu një palë baluke të lehta do t’ju tregojnë disa vite më të reja, nëse ju shkojnë flokët me baluke, atëherë ka ardhur koha të eksperimentoni.
Gërshetat janë gjithashtu ideale për t’u dukur më të vegjël në moshë, por jo në të gjithë flokun.
Mjafton të bëni një gjysmë gërshet dhe kjo do t’ju bëjë të dukeni disa vite më e re.
Një tjetër model është stili bob i valëzuar apo i çregullt.
Gjithmonë flokët me onde natyrale, disi të çrregullta kanë tendencën t’ju ulin në moshë dhe pse jo nëse ju shkojnë duhet ta provoni.
Gjithashtu ideale për të ulur moshë janë ondet e valëzuara sidomos nëse keni flokë të gjatë, ato janë ideale për t’u dukur më vajzërore.
Link: https://www.simplemost.com/hairstyles-that-will-make-you-look-10-years-younger/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-woman-wearing-white-shirt-2811089/