Home Lifestyle Shenjat që po dilni me një mashkull abuzues, ja si ti dalloni
Shenjat që po dilni me një mashkull abuzues, ja si ti dalloni
0

Shenjat që po dilni me një mashkull abuzues, ja si ti dalloni

0
0

Në fillim të lidhjes gjithçka duket mirë, por me kalimin e kohës gjithçka bëhet e vështirë, e pamenaxhueshme dhe tejet kontrolluese.

Kjo ndodh veçanërisht nëse jeni të lidhur me një mashkull abuzues i cili tenton t’ju kontrollojë dhe në shumë raste edhe t’ju pengojë në arritjen e objektivave tuaja përmes manipulimit.

Më poshtë po ju rendisim disa shenja se si ti dalloni njerëz të tillë dhe t’ju qëndroni sa më larg.

  1. Është shumë I kujdesshëm

Nëse një mashkull që në fillim tregohet shumë I dashur, ju mbulon me vëmendje, ju dërgon mesazhe cdo minutë, kërkon t’ju kontrollojë duke u treguar fillimisht I sjellshëm, kjo është një shenjë që po mundohet t’ju zotërojë.

  1. Ju mban deri vonë dhe ju largon nga miqtë

Nëse ndiheni të lodhur sepse i dashuri ju mban jashtë deri vonë, apo nese ka gjithmonë një plan për ju, duke ju bërë të eleminoni çdo plan tjetër, kjo tregon se po përpiqet t’ju mbajë nën kontroll dhe të izoluar nga të tjerët.

  1. Ju ndjek mbrapa në çdo hap

Largohuni menjëherë nëse shikoni që një person po ju ndjek, po përpiqet t’ju kontrollojë duke ardhur shpesh në ambjentin tuaj të punës, duke ju ardhur mbrapa kur dilni me shoqërinë, duke kërkuar t’ju shoqëroj gjithandej.

  1. Po ju mban larg nga shoqëria

Nëse atij nuk i pëlqen shoqëria jote, nëse ai po përpiqet gjithnjë e më shumë t’ju mbajë larg tyre, duke mos ju lejuar të dilni me ta, ndoshta duhet të vlerësoni edhe njëherë personin me të cilin po qëndroni.

Të gjitha këto shenja tregojnë se duhet të qendroni sa më larg personave të tillë, pasi shumë shpejt kjo mund të shndërrohet në një lidhje toksike e cila ka shumë mundësi t’ju bëjë dëm në vend që t’ju sjellë kënaqësi.

Link: https://www.huffpost.com/entry/tell-somebody_b_858950?guccounter=1&guce_referrer=aHR0cHM6Ly93d3cuZ29vZ2xlLmNvbS8&guce_referrer_sig=AQAAAHOAhAGbiNaA_xlWF5q_b4W5y1CQ6wjs9rGR4gxcoCS-nIP4kXDxTp0xnhgLoR0EGc_MGq4P04yCKN9s56FMiRkYTwo-90adqrrmcxgk9InZFftd29qQKsIViWwghTHzKX8W_A7YlTkWAaz-Cq7uNAFmYUk-_5M8BfACgGTzCiUd

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-and-woman-wearing-brown-leather-jackets-984950/