“Kemi drita për të paguar, zër mend..”, moderatorja tregon si reagoi burri kur i tregoi dhuratën
Shën Valentini është një festë për të dashuruarit që përveç urimeve ka si traditë edhe shkëmbimin e dhuratave.
Në këtë ditë çiftet i bëjnë dhurata njëri tjetrit dhe kalojnë së bashku momente romantike.
Por jo gjithmonë dhuratat priten me entuziazëm, të paktën kështu ka ndodhur me moderatoren Fjori Dardha dhe bashkëshortin e saj.
Moderatorja tregon se si ka reaguar i shoqi, pasi ajo i bëri një dhuratë për festën.
“Më bëri namin se i kisha blerë dhuratë. Kemi dritat, ujin,internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend se je 40 vjeç. Këtë 40 vjeç për Shën Valentinin edhe mund të ma kursente. Gëzuar dhe t’ia kursejmë vetës klishetë , Shën Valentin kemi përditë”, shkruan Fjori në një foto të saj me bashkëshortin.
Ky koment i saj ka marrë shumë vëmendje nga ana e fansave të cilët kanë qeshur, me lotë e madje ka nga ata që mbështesin bashkëshortin e saj duke i thënë me humor moderatores që ka ardhur koha të zëjë mend.
https://www.instagram.com/p/B8i9K6Sn5Og/Link: https://www.instagram.com/p/B8i9K6Sn5Og/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6f5wkwF6cO/