Home ShowBiz Kjo është videoja më e bukur e dashurisë, por Vesa urimin e vërtetë e paska lënë për në shtëpi…
Kjo është videoja më e bukur e dashurisë, por Vesa urimin e vërtetë e paska lënë për në shtëpi…
0

Kjo është videoja më e bukur e dashurisë, por Vesa urimin e vërtetë e paska lënë për në shtëpi…

0
0

Vesa Luma dhe Big Basta janë një prej çifteve më të dashura për publikun.

Ata u martuan disa vite më parë dhe po jetojnë aktualisht në Zelandën e Re së bashku me djalin e tyre.

Këtë Shën Valentin, Vesa ka përgatitur një video shumë të veçantë ku shfaqet së bashku me Big Bastën të cilit i thotë “Të dua”.

“Unë të dua më shumë”, thotë Big Basta, dhe këto fraza I përsërisin disa herë deri sa këngëtari i thotë Vesës se ajo është duke parë nga kamera dhe për pasojë po i thotë të dua vetes.

Në këtë moment Vesa kthehet nga Bigu dhe i thotë atij të dua duke e parë në sy.

Krahas videos këngëtarja thotë se ata të dy nuk i kanë punët mirë me rrjetet sociale, por urimin e vërtetë do t’ja japë në shtëpi.

Ata janë bërë prindër të një djali katër vite më parë me të cilin postojnë vazhdimisht foto e video të shumta.

Link: https://www.instagram.com/p/B8ipvVBJw1A/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/2_2m-aKOTt/