Home Aktualitet Martohen pas 50 vitesh fejesë, çifti italian i jep fund beqarisë në moshë madhore
Martohen pas 50 vitesh fejesë, çifti italian i jep fund beqarisë në moshë madhore
0

Martohen pas 50 vitesh fejesë, çifti italian i jep fund beqarisë në moshë madhore

0
0

Mario Gigli dhe Maria Canu i kanë dhënë fund beqarisë pasi qëndruan të fejuar për 50 vite.

Ai kishte lënë pas krahëve një martesë dhe u takua me Marian në 1972 në Milano ku ajo punonte si kamariere.

Që prej asaj kohe ata nuk u ndanë asnjëherë dhe fejesa e tyre zgjati gati 50 vite derisa më në fund vendosën të martohen.

Ata kanë 20 vite diferencë, Maria është 71 vjeç, ndërsa Mario 91 dhe vendosën që kishte ardhur koha për t’u martuar.

Kështu pas gati një gjysmë shekulli të fejuar ata u paraqitën në komunë ku vendosën më në fund të hidhnin hapin e madh.

Link: https://www.littlethings.com/couple-marries-50-year-engagement/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/couple-elderly-man-old-34761/