Me të bijën në krah dhe qeset e pazarit në duar, Loriku shpallet babai më shembullor që keni parë
Me të bijën në mbajtësen e fëmijëve lidhur pas trupit, ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka shkuar të bëjë Pazar.
Një video e postuar në instagramin e tij dhe më pas një foto nga ky moment e kanë shndërruar atë në babain më shembullor.
Loriku në të dyja duart mban qeset me ushqimet e blera për shtëpi, ndërsa po mban edhe të bijën.
“Modaliteti Baba”, shkruan ai krahas videos së shpërndarë në instagram ku ka dashur të dëshmojë se është një baba dhe bashkëshort për tu marrë shembull.
Enkeleida është fëmija i dytë i Lorikut dhe bashkëshortes së tij Monikës.
Vogëlushja erdhi në jetë në mes të muajit Janar duke shtuar gëzim në familjen Cana.
Përveç vogëlushes, çifti janë prindër edhe një të një djali që ka ardhur në jetë disa vite më parë.
https://www.instagram.com/p/B88lMMvBg_t/Link: https://www.instagram.com/p/B88lMMvBg_t/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76TxVTh2cM/