Home ShowBiz Jonida e thotë copë, “Nuk vras dot asnjë mizë, por këtë person do ta plagosja”
Jonida e thotë copë, “Nuk vras dot asnjë mizë, por këtë person do ta plagosja”
0

Jonida e thotë copë, “Nuk vras dot asnjë mizë, por këtë person do ta plagosja”

0
0

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi në vitin që lamë pas përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën fituese të Festivalit në RTSH.

Por pavarësisht përfaqësimit dinjitoz, këngëtarja e ka pranuar se ka patur pakënaqësira për faktin se nuk ka patur aspak mbështetje dhe i është dashur ti bëjë të gjitha vetë.

E ftuar në “Klanifornia”, ajo është vënë përballë 3 personazheve ku duhet të zgjidhje se me kë do të martohej, kë do të vriste dhe kë do të plagoste.

Tre personazhet ishin stilisti Ardi Asllani, aktori Romeo Veshaj dhe drejtori I TVSH-së Thoma Gëllçi.

Këngëtarja e ka nisur me këtë të fundit, duke thënë se nuk vret dot asnjë mizë, por Thoma Gëllçin do ta plagoste, pasi gjatë prezantimit në Eurovizion nuk ka pasur aspak mbështetje.

Ndërkaq lidhur me personazhet e tjerë, Jonida nuk ka preferuar të flasë duke pranuar sfidën.

Kujtojmë se këngëtarja ka qenë në një lidhje me Romeo Veshaj për disa muaj, një lidhje që përfundoi pak kohë më parë dhe që këtë e pranuan të dy në intervista të ndryshme.

https://www.youtube.com/watch?v=IPEVBV1_Yf4&t=942s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=IPEVBV1_Yf4&t=942s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B54pCfen_5O/