Home ShowBiz “Budallait hapi rrugë..”, Kejsi i vë vulën sherrit me Rozën pas “shpërthimit” të moderatores
“Budallait hapi rrugë..”, Kejsi i vë vulën sherrit me Rozën pas “shpërthimit” të moderatores
0

“Budallait hapi rrugë..”, Kejsi i vë vulën sherrit me Rozën pas “shpërthimit” të moderatores

0
0

Një skeç ku u interpretua me mjaft humor momenti i arrestimit të Stresit duket se ka shkaktuar një sherr midis moderatores së emisionit Roza Latit dhe bashkëshortes së Stresit Kejsit.

Kejsi reagoi e para duke mos rënë dakord me mënyrën e të bërit humor përmes një statusi në instagram direkt pas emisionit.

Roza nga ana tjetër ka reaguar sot duke treguar se ideja e skeçit është dhënë që në 2018 nga e ëma e saj aktorja Rita Lati dhe se në skeç nuk hynte aspak Kejsi.

Ajo e akuzon Kejsin për frymë protaganizëm, ndërsa thotë se më shumë nga të gjitha e ka fyer komenti që i janë tharë idetë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kejsit e cila e nis shkrimin me një shprehje popullore:”Budallait hapi rrugë se budallai të bën për budalla..”, shkruan ajo ndërsa vijon më tej duke thënë se ajo nuk është e dashura por bashëkshortja e Stresit dhe se skeçe të tilla nuk I kanë hije askujt.

“Po të hap rrugë tani të thuash ç’të duash se të dhashë shumë vëmendje, je e mirëpritur”, përfundon Kejsi reagimin e saj.

rozaok

Roza ok 2

roza ok3

rozaok1

roza lati

Kejsi

Link: https://www.instagram.com/roza_lati/, https://www.instagram.com/bkc___/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6_dq0mgfPo/https://www.instagram.com/p/B87CBCxJ7o9/,https://www.instagram.com/p/B8EYCpuJp-K/