Shkenca në zi, ndërron jetë themeluesi i komandës “Copy Paste”
Humb jetën në moshën 74 vjeçare Larry Tesler eksperti i kompjuterave që shpiku komandën Copy Paste.
Tesler e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij pranë kompanisë Xerox ku vuri në jetë disa prej ideve të tij më të rëndësishme përfshirë edhe shpikjen e kompandës Copy Paste dhe Cut.
Ai lindi në Bronx të New York dhe pas diplomimit në një universitet në Kaliforni u specializua në disajnet e ndërfaqeve të cilat i bënin kompjuterat më të lehtë për t’u përdorur.
Përveç Xerox, Tesler ka punuar gjithashtu edhe për gjigandin Apple ku shpenzoi 17 vite të jetës së tij.
Shpikja e tij më e madhe komanda “Copy Paste” u ink, orporua për herë të parë në softuerin e një kompjuteri në 1983.
Kjo konsiderohet si një prej shpikjeve më gjeniale të asaj kohe, pasi shërbeu për të krijuar lëhtësira në përdorimin e kompjuterit, por edhe për ata që duan ta mësojnë atë.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-working-on-computer-3589903/