Një deklaratë e modeles Jessica Kadiu ku pranonte publikisht lidhjen me Robert Berishën shoqëruar me një foto dhe me një shpjegim se nuk ishte ajo shkaktarja për ndarjen e Norës me Robertin bëri jo pak bujë në mediat online.
Modelja pranoi atë që përflitej disa muaj më parë dhe që vetë Roberti u kujdes ta mohonte në intervistat që dha pak kohë më parë.
Mirëpo duket se modelja është penduar sepse i ka fshirë ende pa mbushur 24 orë postimet në instastory ndërsa i ka zëvendësuar me një shprehje mjaft dyshuese.
Ajo ka postuar para pak orësh një shprehje ku thuhet: “Nëse nuk ke asnjë gjë për t’u ndier mirënjohës atëherë bën mirë të kontrollosh pulsin”.
Nuk e dimë çfarë ka dashur të thotë modelja me këtë deklaratë, por fakti që pranoi lidhjen duket po kalon në heshtje nga ana e këngëtarit i cili nuk ka bërë asnje reagim lidhur me deklaratën e saj.
Link: https://www.instagram.com/jesskadiu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jesskadiu/