Frutat e thata si arrat, lajthitë e bajamet janë shumë të shëndetshme për organizmin dhe nëse konsumohen rregullisht kanë vetëm efekte pozitive.
Megjithatë përpos gjithë të mirave që i sjellin organizmit një studim i fundit ka treguar se frutat e thata e në veçanti arrat nëse konsumohen rregullisht 5 herë në javë ulin ndjeshëm riskun ndaj infarkteve sidomos tek personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Sipas të dhënave të këtij studimi personat që vuajnë nga ky lloj diabeti dhe konsumojnë deri në 5 herë në javë fruta të thata kanë 17% më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Ndërsa konsumi më i shpështë dhe i rregullt tregoi se e ul me gati 34% mundësinë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.
Ekspertët e shëndetit thonë se konsumi i frutave të thata është shumë i mirë edhe për personat që nuk vuajnë nga diabeti, pasi në përgjithësi ndikon për një shëndet më të mirë të zemrës.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/walnuts-in-a-bowl-1823476/