Shkrirja e akujve në Antarktidë, zbulohet një ishull i panjohur
Një ishull i panjohur është zbuluar së fundmi në Antarkditë si rezultat I shkrirjes së akujve prej temperaturave më të larta të regjistruara ndonjëherë në këtë zonë.
Këtë vit termometri ka shënuar gati 20 gradë duke regjistruar kështu temperaturën më të lartë në pesë vitet e fundit në Antarktidë.
Si fillim u mendua se bëhej fjalë për një ajsberg i cili duke u shkrirë kishte zbuluar shkëmbin poshtë, por më pas u zbuluar se bëhej fjalë për një ishull.
Ishulli i zbuluar është i vogël dhe ende i mbuluar në një pjesë të mirë të tij nga akulli.
Pas eksplorimeve të para, rezultoi se ishulli është i përbërë nga graniti vullkanik, ndërsa është i populluar kryesisht nga fokat.
Më shumë zbulime rreth përbërjes së tij do të bëhen publike pasi ishulli të eksplorohet plotësisht deri në fund të muajit mars.
Link: https://www.livescience.com/uncharted-island-discovered-antarctica.html
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/cold-glacier-iceberg-melting-48178/