Home Aktualitet Coronavirus zbraz rrugët e Milanos, Alketa tregon çfarë po ndodh në Itali
Coronavirus zbraz rrugët e Milanos, Alketa tregon çfarë po ndodh në Itali
0

Coronavirus zbraz rrugët e Milanos, Alketa tregon çfarë po ndodh në Itali

0
0

Alketa Vejsiu ka qenë së fundmi në veri të Italisë ku ka kaluar disa ditë pushime në mes të dëborës, maleve dhe natyrës së bukur të Alpeve.

Pavarësisht se në vendin fqinj frika nga Coronavirus ka paralizuar jetën sidomos në Milano, moderatorja ka treguar se ajo vetë edhe pse udhëtoi drejt Italisë është shumë mirë dhe se nuk ka nevojë për kaq shumë panik.

Alketa tregoi se si në një prej qyteteve më dinamikë të Italisë siç është Milano gjithçka ishte zbrazur, rrugët ishin bosh, supermarketet gjithashtu.

Moderatorja thotë se gati gati ka një ekzagjerim me mënyrën se si po e përjetojmë luftën me këtë virus dhe se është e domosdoshme që çdo gjë ti kthehet sa më shpejt normalitetit dhe të sillemi sikur ky virusi nuk ekziston.

Ndërsa më pas shton me humor se ne shqiptarëve nuk na gjen gjë.

https://www.youtube.com/watch?v=dxl7a9lkp-Y

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dxl7a9lkp-Y

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8J_iyTHWOg/