Home ShowBiz Blogerja e njohur shpërthen ndaj Jonida Maliqit “Laj njëherë borxhet mi fasadë..”
Blogerja e njohur shpërthen ndaj Jonida Maliqit “Laj njëherë borxhet mi fasadë..”
0

Blogerja e njohur shpërthen ndaj Jonida Maliqit “Laj njëherë borxhet mi fasadë..”

0
0

Blogerja e njohur Alba Danaj dhe këngëtarja Jonida Maliqi dikur kanë qenë mikesha, por tashmë prej kohësh i kanë prishur raportet me njëra tjetrën.

Kjo duket jo vetëm në rrjetet sociale ku nuk e ndjekin njëra tjerën, por gjithashtu edhe në deklaratat që Alba ka bërë dikur për këngëtaren të cilët e ka quajtur fasadë.

Ajo e ka ngacmuar sërish Jonidën, këtë herë duke u nisur nga një deklaratë e saj në “Klanifornia”, ku tha se nuk do ta mbante kurrë një çantë më të vogël se dora e saj.

Duke u nisur nga kjo deklaratë Alba ka postuar në instagram këtë deklaratë të Jonidës ndërsa shkruan: “Se në fakt u këpute duke blerë të mëdhaja. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë, pastaj fold he komento për çanta. Mjer në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”

Jonida ndërkaq nuk ka reaguar ende me këtë deklaratë të blogeres e cila edhe më herët e ka quajtur fasadë këngëtaren.

Ato të dyja dikur kanë qenë mikesha, por tashmë prej kohësh nuk flasin me njëra tjetrën për arsye që nuk u bënë asnjëherë publike.

Alba, Jonida

Link: https://www.instagram.com/albainlululand/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8J1A44h-Mt/, https://www.instagram.com/p/B8yAC8dnm5h/