Home ShowBiz Bora Zemani nis sfidën e rrallë, fton gratë të vërtetojnë se mund të bëjnë punë burrash
Bora Zemani nis sfidën e rrallë, fton gratë të vërtetojnë se mund të bëjnë punë burrash
0

Bora Zemani nis sfidën e rrallë, fton gratë të vërtetojnë se mund të bëjnë punë burrash

0
0

Dikur disa punë thuhej se bëheshin vetëm nga meshkujt, por sot gjërat kanë ndryshuar dhe këtë e shohim pothuajse përditë.

Shumë femra sot janë të afta për të realizuar me sukses çdo punë, madje edhe ato që duan forcë fizike.

Moderatorja Bora Zemani në kuadër të 8 marsit ka nisur një sfidë të re në instagram ku i fton gratë që të postojnë foto ndërsa janë duke bërë punë që dikur konsideroheshin si punë burrash.

Vetë ajo ka postuar në instagramin e saj një foto ku shfaqet në majë të shkallëve duke ndërruar një llampë.

Krahas fotos ajo i drejtohet të gjitha grave me një mesazh të gjatë ku tregon se vetë ajo ka njohur femra që ja dalin mbanë përditë duke kryer punë të vështira.

Në fund i fton të gjitha femrat që nën hashtagun “PunëGocash” të vërtetojnë se në fakt janë po aq të afta sa meshkujt për të gjitha punët.

https://www.instagram.com/p/B9RM2ZyjMT6/

Link: https://www.instagram.com/p/B9RM2ZyjMT6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8OR9FoDQlU/