Media në zi, ndahet nga jeta producenti dhe moderatori i njohur
Është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare producenti dhe moderatori i njohur James Lipton.
Ai ndërroi jetën në shtëpinë e tij në New York dhe njoftimin për mediat e dha bashkëshortja e tij.
93 vjeçare vuante nga një sëmundje e rëndë dhe gjëndja e tij shëndetësore u përkeqësua muajt e fundit.
Lipton themeloi në 1994, programin më të famshëm televiziv ku realizonte intervista me aktorë dhe personazhe të njohura në studiot e tyre.
Ai e ka nisur karrierën e tij sapo u shpërngul në New York nga Detroid ku fillimisht u bë pjesë e një soap opera në 1952, ndërsa më pas u bë skenaristi i serive të reja.
Ndërsa në 1970 ai u bë një producent televiziv për të vijuar më pas me projektin e tij më të rëndësishëm që ishin intervistat brenda në studiot e aktorëve dhe që vijoi të ishte një sukses deri në 2018.
https://www.instagram.com/p/B9PovjSBWfG/Link: https://www.instagram.com/p/B9PovjSBWfG/
Burimi i lajmit: https://analytics.google.com/analytics/web/#/realtime/rt-overview/a75534815w113929189p119072514/